Mural Fest Kosova | Rita jonëEkipi i Mural Fest Kosova përbëhet 95% prej vajzave e grave të gjeneratave të ndryshme. Përderisa gjatë viteve kemi parë rritje të numrit të përfaqësimit të grave në hapësira publike, insititucione apo biznese, Mural Fest vazhdimisht angazhohet dhe kontribon në këtë aspekt, gjithmonë përmes aktivitetve artistike.Prej vitesh është shpallur lufta për barazi gjinore dhe vajzat e gratë po triumfojnë dukshëm ne çdo sferë. Rita Ora, përveç se ka dëshmuar veten në fushën e muzikës me suksese të shumta, ajo së fundi përmes projekteve të saj, ka risjellur në pah edhe artin tradicional që po shkon drejt harresës. Ndërthurja e bashkëkohores me tracionalen, ndihmon në ripërtërtrirjen e kësaj fushe artistike dhe kjo patjetër ndihmon që të njihen edhe vlerat dhe kontributin që gratë kanë dhënë në fushën e artit, përmes kultimivimit të artit në tekstil dhe punëdore tjera. Rita në këtë rast po ndihmon edhe në ngritjen e vetdijës dhe Mural Fest përvec që kishte për qëllim të nderojë atë me këtë mural, shfrytëzon figurën e saj për të shpërndarë këtë mesazh. Mural Fest ka për qëllim që të transformojë Ferizajn në Qytet të Muraleve, dhe hapësirë të veçantë i jep prezantimit të gruas në hapësira publike, në këtë rast përmes muraleve. Rita Ora është edhe një aset më shumë dhe i kontribon këtij qëllimi, për të cilën jemi shumë mirënjohës.Ky mural është punuar nga ekipi i Mural Fest Kosova:- Lebibe Topalli– Drejtoresha Ekzekutive, piktore- Pranvera Sylejmani – Menaxhere artistike, piktore- Rrezarta Halili – piktore- Reema Salihu– lidere e Artivistave, studente e pikturës- Emona Deda – anëtare e Artivistave, studente e pikturësFotot nga Bardha Goga Photographer