Kosovë: Nga e hëna nxënësit u kthehen shkollave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është marrë vendim që nga 19 prilli nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitar të fillojnë procesin mësimor me praninë fizike në shkolla, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Nagavci  ka thënë se ky vendim është marrë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë, ka theksuar ajo.

“Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve”, ka shkruar ministrja e VV-së./Insajderi.com

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *