Bashkimi Demokratik për Integrim njofton qytetarët për të dhënat eviteve të fundit në lidhje me ndryshimet ligjore dhe institucionale përmarrje të shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe dotë sqaroj pretendimet e pa qëndrueshme të opozitës shqiptare lidhur menumrat e personave që nuk posedojnë dokumentin e shtetësisë.E vërteta rreth procedurave të lehtësimit të marrjes së nënshtetësivegjatë viteve të kaluara është si vijon:Gjatë vitit 2004 ndryshuam Ligjin për shtetësi, me çka u mundësuamqytetarëve tanë marrje të dokumentit të shtetësisë përmes prezantimit tënjë dokumenti, qoftë ajo dëftesë e shkollës apo ndonjë faturë e paguar eenergjisë elektrike, ujësjellësit, ngrohtores apo ndaj ndonjëinstitucioni shtetëror.Gjatë kësaj periudhe ne gjithashtu ulëm periudhën e qëndrimit nëRepublikën e Maqedonisë së Veriut si kusht për marrjen e shtetësisë. Nëvend se një qytetarë të pres 15 vite, ne e bëmë që kjo periudhë kohoretë ulet në vetëm 8 vite.Katër vite më vonë, apo gjatë vitit 2008 përsëri intervenuam në Ligjin eshtetësisë.Aso kohe krijuam mundësi që një qytetarë i cili nuk është gjykuar sëpaku 1 vjet burg, të mund të aplikojë dhe të marr dokumentin enënshtetësisë.Në vitin 2011 Ligjin për shtetësi e plotësuam sërish. Me këtë qytetarëveiu mundësuam që të mund të parashtrojnë ankesa para GjykatësAdministrative nëse ata vlerësojnë se Ministria e Punëve të Brendshme mepa të drejtë i ka refuzuar, përkatësisht ua ka hedhur poshtë kërkesënpër pajisje me dokumentin e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë sëVeriut.Gjatë vitit 2016 Ligji për shtetësi pësoi përsëri ndryshim, gjithnjë njëfavor të qytetarëve të cilët aso kohe ishin në pritje të shtetësisë.Me këtë ndryshim obliguam zyrtarët e MPB-së që më me efikasitet dhe mëshpejtë të sigurojnë prova për plotësimin e kushteve për personat nëpritje të nënshtetësisë.Para dy viteve, gjegjësisht në vitin 2019 ne miratuam Ligjin përAgjencinë për Siguri Nacionale me të cilin e reformuam Drejtorinë përSiguri dhe Kundërzbulim e cila ishte një ndër vështirësitë më të mëdhapër marrjen e shtetësisë.Gjithashtu me këtë rast inspektorëve të shërbimit sekret iu morënautorizimet policore, kurse kuadri i ri i këtij institucioni u përzgjodhpas kalimit të procesit të Vettingut.Tashmë, qytetarët që janë në pritje të pajisjes me nënshtetësi kanëqasje tek dokumentacioni me të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara përta nga ana e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, me çka ata mund tëshohin saktë se deri ku është procedura/lënda e tyre.Për në fund dëshiroj që edhe njëherë ta bëj publik numrin e vërtetë tëpersonave të cilët janë duke pritur që të pajisen me dokumentin enënshtetësisë.Deri në këtë moment në procedurë për marrje të këtij dokumenti janë2.674 persona nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë.Rrjedhimisht, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin enënshtetësisë dhe vetëm 3.374 prej tyre janë refuzuar.