Shaqiri: Deri në fund të qershorit, 30 shërbime të tjera digjitale do të jenë në dispozicion

Portali e-uslugi.gov.mk është duke u azhurnuar me shumë shërbime të reja digjitale që u ofrohen qytetarëve nga institucionet. Deri në fund të qershorit, 30 të reja do të jenë në dispozicion, ndërsa Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bazë mujore do të promovojë të gjithë ata që janë vendosur.

Ministri Jeton Shaqiri kumtoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, 24 shërbime të reja në lidhje me shkëmbimin dhe lëshimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferit së shpejti do të jenë në dispozicion.

“Numri i shërbimeve për qytetarët dhe kompanitë do të rritet ndjeshëm përmes projektit IPA e-Qeveri që ka filluar dhe me realizimin e të cilit do të zhvillohen 135 shërbime të reja, dhe gjithashtu do të digjitalizohen regjistrat e nevojshëm për zhvillimin e këtyre shërbimeve. Ne kemi rritur mbështetjen tonë për të gjitha institucionet e tjera që do të përfshihen në këtë proces. Ne komunikojmë me të gjitha ministritë dhe drejtoritë në vend dhe kemi rezultate të plota”, tha Shaqiri në onlajn konferencën ku Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN) i prezantoi shërbimet elektronike të zhvilluara në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe MSHIA-në në kuadër të projektit “Digjitalizimi në sektori publik në RMV për funksionim të pandërprerë”.LAJME TË NGJASHME

Në Dibër janë imunizuar 100 persona me dërgesën e parë të…Pri 15, 2021

Maqedonia e Veriut është zgjedhur destinacioni i artë për…Pri 15, 2021

Filipçe beson në konsensus për ndryshimet ligjore për…Pri 15, 2021

Projekti është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *