Vendosëm në shërbim të personelit mjekësor në Çair 5000 skafanderë, donacion i siguruar nga kompania ATS GroupKompania e mirënjohur ATS Group e udhëhequr nga z. Shefqet Demiri kabërë të ditur kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Bashkëqytetar i yni nga Çairi sërish dëshmoi gatishmërinë e saj për të kontribuar në rritjen e nivelit të mbrojtjes së qytetarëve në ballafaqimin me virusin Covid 19 duke i dhuruar Komunës së Çairit donacion prej 5000 skafanderë me vlerë prej 30 000 eurove, të cilat ne vendosëm t’ua shpërndajmë institucioneve shëndetësore në territorin e Çairit ka pohuar Ganiu.
Sips tij , për këtë arsye ftova sot drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Shkup z. Besim Koka, drejtorin e Spitalit Gjinekologjik “Nëna Terezë” në Çair z. Bashkim Ismaili dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë së Punës z. Alajdin Memedi për t’ua dorëzuar donacionin me qëllimin e sinqertë për të qëndruar në përkrahje të personelit mjekësor që po udhëheq një betejë heroike për të shpëtuar jetët e bashkëqytetarëve tanë. Shpreh faleminderimin dhe mirënjohjen në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit ndaj udhëheqësisë së kompanisë ATS Group për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm që japin në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve.