Resul Lloga dhe Ardian Amzovski nga kompania e ndërtimit “Drim Bilding” Bojan Jovanostvit i kanë dhënë 350,000 euro kesh. Paratë ia kanë dhënë për ndërtimin e shtëpive për të moshuarit, ndërsa u është premtuar tokë shtetërore në komunën e Karposhit. Në dëshminë e sotme, ata thanë se kanë paguar edhe 260,000 euro në llogarinë e koordinatores së projektit, Jasna Mandiq. Si Lloga, ashtu edhe Amzovski i kanë besuar projektit, por më pas kanë kuptuar se janë mashtruar.
Ne fituam besimin se kishte njerëz nga Qeveria, siç janë Frosina Remenski, Aleksandar Kiracovski herë pas here morën pjesë në takime dhe kur i shihni ju keni besim se projekti do të realizohet- tha Resul Lloga, dëshmita.
Pas përfundimit të afatit në të cilin Lidhja Ndërkombëtare, sipas marrëveshjes, do t’u siguronte atyre tokë shtetërore dhe leje ndërtimi, biznesmenët filluan të kërkonin kthimin e parave.
155,000 euro mi ktheu. vazhdimisht më kthente para, siç shkoja ashtu mi kthente paratë, në disa raste. Plani i biznesit ishte i mirë, marrëveshja e bashkëpunimit shpresohej të kishte sukses. Ne kishim plan për të investuar edhe më shumë para dhe për ta përfunduar atë brenda dy vjetësh- pohoi Ardian Amzoski, dëshmitar.