SHBA-ja do të analizojë mpiksjet e gjakut pas marrjes së vaksinës Johnson&Johnson

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të organizojë një takim me një komitet këshillues më 14 prill, për të rishikuar rastet që janë përballur me mpiksje gjaku, pas pranimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson & Johnson (J&J), shkruan Radio Evropa e Lirë.

Takimi i Komitetit Këshillues për Praktika të Imunizimit vjen pasi Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë rekomanduar më 13 prill, një pauzë për përdorim të vaksinës, derisa ajo të rishikohet.

Ky Komitet do të rishikojë gjashtë raste që janë raportuar te gratë e moshave 18-48 vjeç, të cilat kanë pasur mpsikje gjaku në mes të gjashtë dhe 13 ditëve pas pranimit të vaksinës.

Njëra prej grave ka vdekur, dhe tjetra është në gjendje kritike, ka thënë Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe.

Rregullatorët kanë thënë se shpresojnë në zgjidhje të kësaj çështjeje brenda ditësh.

Pezullimi i vaksinës së kësaj kompanie përbën kthim mbrapa në fushatën globale të vaksinimit, pasi kjo vaksinë pati rritur shpresat, meqë merret vetëm në një dozë dhe ruhet e transportohet lehtë.

Anthony Fauci, këshilltari mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, dhe koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, kanë mbrojtur vendimin për të pauzuar vaksinën.

“Ne duam që agjencitë të udhëhiqen me shkencë”, u ka thënë Zients gazetarëve, derisa Fauci ka përmendur se gati 7 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe se problemet e raportuara “janë më pak se një në milion”.

Pauzimi i dhënies së vaksinave të kësaj kompanie mund të ndikojë edhe në rënie të besimit për të gjitha vaksinat.

Mirëpo Shtëpia e Bardhë ka thënë se kjo situatë mund të ketë efekt të kundërt, sepse demonstron shkallën e kujdesit që aplikohet në këtë proces.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *