Pakoja e pestë ekonomike sot pritet të merr vizen ne Kuvend

Në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë caktuar dy seanca të Komisionit për financim dhe buxhet, ndërsa në rend dite janë propozim-ligjet për mbështetje financiare të personave fizikë të cilët kryejnë veprimtari të pavarur dhe për mbështetje financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza ekonomike-shëndetësore për shkak të pagesë së pagave për shkurt dhe mars, si dhe ndryshimin e Ligjit për tatim të ardhurave personale, të gjitha në lexim të dytë.

Në seancën e dytë radhazi anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet duhet të shqyrtojnë disa propozim-ligje, mes të cilave për plotësime të Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve kryefamiljarë, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë të cilët kryejnë veprimtari dhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, gjithashtu në lexim të dytë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *