ëshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka mbajtur sot takimin online lidhur me situatën e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19.
Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masa. Takimin e ka hapur dhe kryesuar Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti.
Ai tha se qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i Komunave për masat, efektet e tyre dhe hapat e ardhshëm në këtë drejtim. Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve.
Rekomandimet e Komunave:
1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës.
2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore.
3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave.
4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë.
5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse.
6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik.
7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik./21Media