Çairi pjesë e Unionit te Bashkive Shqiptare

Me kënaqësi mirëprita në takim drejtoreshën e Sekretariatit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Morina Kambo për të realizuar bashkëpunimin tonë të rradhës, kësaj rradhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të Shkupit nëpërmjet artizanatit përmes një videoinçizimi që do të transmetohet në TV Klan ka shkruar kryetari i Komunes se Çairit, Visar Ganiu.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UBSHR-së “Mike e zonjave krijuese dhe guximtare” dhe ka startuar me realizimin e spoteve promovuese në komunat anëtare me zonjat që kanë ngritur bizneset e tyre dhe tashmë shërbejnë si modele të mira frymëzimi për femrën shqiptare në rajon. Realizohet në bashkëpunim edhe me #readproject #culturaldiversity.

Kënaqësi që si komunë e Çairit jemi pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare të rajonit dhe projekteve të ndërmarra nga ana e saj, të cilat synojnë përforcimin e lidhjes sonë kombëtare në rrugën e zhvillimit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *