Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 8 vjet burgim për rastin “Thesari”

Ish shefi i policisë sekrete, Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Thesari” dhe u dënua me 8 vjet burgim. Bashkë me Mijallkovin u dënuan edhe: Toni Jakimovski, 5 vjet burg; Nebojsha Stojakoviq dhe Goran Grujovski, 15 vjet burg.

Ndryshe rasti “Thesari”, ka të bëjë me prokurimin e softuerit të përgjimit, nga Mbretëria e Bashkuar përmes kompanisë “Finzi”. Sipas Prokurorisë, prokurimi i pajisjes u bë në vitin 2010 dhe Ministria e Brendshme në vend që ta blinte direkt nga Britania, prokurimi kaloi përmes kompanisë Finzi, ndërsa paratë hynë në kompani përmes një kompanie nga Qipro.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *