Në Komunën e Çairit vazhdon krijimi i hapësirave të reja për parkingje. Këtë e ka bërë të ditur kryetari I Komunës së Çairit, Viosar Ganiu. Ai në një potim në Facebokk ka shkruar: Në fazën e saj përfundimtare është procesi i punës për krijimin e vendparkingjeve të reja përgjatë gjithë zonës në afërsi të xhamisë në lagjen Çair i Vjetër që ka shtrirje të përgjithshme prej afër 830 m2.
Kjo është një nga shumë zonat që i kemi përfshirë në planin tonë aksional për zmadhimin e kapaciteteve aktuale të parkimit dhe punën në këtë drejtim do ta vazhdojmë edhe më tej në shumë lokacione tjera ku është e nevojshme shkruan Ganiu në rrjetin social.