Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka lëshuar një mesazh urimi duke dëshiruar kështu agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve.
Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarëve të fesë Islame ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke dalë të plotësuar nga muaji i mundësive të ripërtëritjes shpirtërore. Paçi muaj të mbarë bashkë me familjarët dhe në përputhje me masat e kujdesit për shëndetin tuaj dhe të afërmit e juaj, uron kështu Ahmeti.