Ministria e Punëve të Brendshme në territorin e Shkupit gjatë 24 orëve ka sanksionuar 137 persona. 49 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në trafik, 7 për drejtim të makinës pa patentë shoferi, 10 për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. 18 sanksione janë vendosur për makina të braktisura në vende të papërshtatshme, pesë për përdorim të celularit gjatë vozitjes, tetë për mos-vendosje të rripit të sigurisë dhe tetë gjoba për parkim të paligjshëm.