Fetahu uron besimtarët: Kujdesi në pandemi, vlerë e shtuar në Ramazan

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu ka uruar besimtarët mysliman dhe ka thënë se muaji Ramazan ofron një ambient të shenjtë, i cili duhet të shfrytëzohet në relacion të paluhatshëm me Krijuesin tonë, në paqe me të gjithë, me bujari dhe solidaritet me të varfrit, me afrim ndaj njëri-tjetrit.

Fetahu ka apeluar tek besimtarët që edhe gjatë këtij muaji të respektojnë masat kundër Covid19.

Ndryshe, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, gjatë muajit të Ramazanit nuk do të falen teravitë. Kjo për shkak se vendi ndodhet në orë policore për shkak të pandemisë me Covid19.

Xhamitë do të jenë të hapura deri para orës policore, ndërsa besimtarët do të duhet të respektojnë masat për mbajtjen e maskës dhe distancën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *