BDI: Më pak se 1.300 shqiptarë në procedurë për nënshtetësi, ligji i 2004 është zgjidhja

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që çështja e nënshtetësisë
duhet të zgjidhet sipas modelit tashmë te suksesshëm nga viti 2004, i
cili parashihte që një qytetar mund të pajiset me dokument të shtetësisë
edhe përmes posedimit të një dëftese të kryerjes së shkollimit në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, posedimit të librezës së mjekut,
faturave të energjisë elektrike, ujësjellësit apo ngrohtores si dhe
dokumente tjera të lëshuara nga ndonjë institucion shtetëror.

Siç e kemi thënë shpesh këto ditë, e vërteta rreth çështjes së
shtetësive që nga viti 1991 e deri në vitin 2021 është kjo:

Nga viti 1991 e deri në vitin 2021 me dokumentin e shtetësisë,
rrjedhimisht që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në
30 vitet e fundit, gjithsej 43.321 shqiptarë kanë marrë dokumentin e
shtetësisë dhe vetëm 3.374 janë refuzuar.

Ndërsa në proces e sipër për tu pajisur me dokumentin e shtetësisë janë
2.674 kërkesa, nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë, pra më pak
se 1.300 qytetarë.

Për ne, qoftë edhe një person i vetëm pa nënshtetësi që i plotëson
kushtet, duhet të adresohet sepse ka qenë një ndër pikat e para të
marrëveshjes sonë dhe kemi përvojë të mirë nga e kaluara.

Jemi optimist se për shpejt kohë do të gjejmë gjuhë të përbashkët me
opozitën me qëllim që të zhbllokojmë punën e kuvendit dhe me këtë të
ndihmojmë qytetarët sepse në procedurë parlamentare janë pikërisht
ligjet të cilat kanë të bëjnë me pakot ekonomike kryesisht ndihma
financiare për qytetarët dhe bizneset e vendit.

Me këtë bllokadë të paarsyeshme, opozita ka lënë 16.000 punëtorë pa
rroga dhe shumë ligje pa i miratuar.

Si përfundim, nuk janë as 70.000 shqiptarë që nuk kanë shtetësi e as
7.000 siç pretendon opozita, prandaj dhe ju bëjmë ftesë që të ndalojnë
së manipuluari me ndjenjat e shqiptarëve dhe njëherë e mire të
përcaktohet të bëj rolin e opozitës së vërtetë, të jetë korrektor i
pushtetit dhe të kryej obligimin që kanë marrë nga populli.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *