Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e të infektuarve me Covid në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri nga 2684 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 238 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 pacientë, ndërsa kanë ndërruar jetë 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.