Lëndohet rëndë një punëtorë gjatë ndërtimit të objektit në Shkup

Lëndime të rënda trupore dje ka marrë 63-vjeçari S.D nga Inxhikova e Shkupi, ndërsa kryente punime ndërtimore në një ndërtesë.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, rasti u raportua dje nga Shërbimi Mjekësor Urgjent në Stacionin Policor Gjorçe Petrov.

Aksidenti ndodhi afër një kompanie në lagjen e Shkupit “Stopanski Dvor”. Personi i dëmtuar u transferua në Klinikën Nënë Tereza, ku iu gjet lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë bërë policia nga SPB Shkup.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *