Një rënie e lehtë në numrin e rasteve të reja pozitive me coronavirus vërehet në vend.
Gjatë ditës së djeshme, janë regjistruar 1.092 raste, nga 5.569 të testuarve, por edhe 2.003 të shëruar. Ndërkohë, procesi i imunizimit vazhdon.
Grupet prioritare të të ashtuquajturve infrastruktura kritike, personat që kanë më shumë kontakte në punë dhe të moshuarit.
Nga infrastruktura kritike, dje me “Sputnik V” u vaksinuan edukatorët dhe punonjësit në kopshtet dhe shkollat, por edhe zjarrfikësit, të cilët gjithashtu bëjnë pjesë në grupet me prioritet.
Imunizimi po vazhdon në pikat e tjera të vaksinimit në vend me vaksinën Astra Zeneka, e cila merret nga persona mbi 77 vjeç, ndërsa regjistrimi është duke u zhvilluar me mjekë të familjes dhe qytetarë mbi moshën 75 vjeç, të cilët do të vaksinohen me këtë vaksinë