“Ne në mënyrë të vetëdijshme jemi të përmbajtur në apel derisa mos t’i marrim vaksinat në numër të mjaftueshëm dhe të vazhdojmë me të gjitha kapacitetet që i kemi me vaksinimin e mëtutjeshëm. Kjo do të thotë se ne për momentin diku bëjmë rreth 2000-2500 vaksinime në ditë, ndërsa kemi kapacitet shumë më të madh që të bëjmë vaksinim por i presim numrat dhe vaksinat që të na mbërrijnë çdo moment. Nuk është kjo kritikë por është strategji e planifikuar”, deklaroi Hasani.
Si duket Ministria e Shëndetësisë druan që mos të gjithë qytetarët do të duan të vaksinohen e në fakt nuk ka vaksina të mjaftueshme.
“Mos të kemi diskrepancë në aktivitetet e promovimit ose të sensibilizimit të opinionit deri në arritjen e vaksinave. Të themi nëse ne e sensibilizojmë opinionin tani ndërsa brenda muajit kemi atë numrin e madh të vaksinave, kemi diskrepancë dhe distancë mes njërës dhe tjetrës veprimtari, kështu që gjithçka është e planifikuar dhe presim vetëm një klik që të mund të vazhdojmë me të gjitha aktivitetet promovuese”, shtoi më tej Hasani.