Në kampionatet më kryesore të Europës ka filluar të zbulohet me ritme disi të shpejta se cila skuadra do ia dalë të triumfojë si kampione në fundin e sezonit.
Superkompjuteri ‘’Fivethirtyeight’’ ka parashikuar 4 skuadrat që do ia dalin të triumfojnë në fund të sezonit për katër kampionatet më të rëndësishme në Europë, Serinë A, La Liga-n, Premier Ligën dhe Bundesligën.
Tre skuadrat të cilat kanë përqindjen më të lartë të fitores së kampionatit janë Interi, Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut, kjo pasi shkëputja e tyre nga ndjekësit e tjerë është e madhe. Fitorja e kampionatit nga skuadra e Interit është në përqindjen 97%, një rezultat pothuajse i sigurt për zikaltrit, njëjtë dhe për dy skuadrat e tjera, ku përqindja që Mançester Sitin të dalë kampione në fund të sezonit është 99% ndërsa Bajerni 98%.
Ndërsa në kampionatin spanjoll teksa shihej Atletiko si e favorizuar për të triumfuar në fund të kampionatit situata ka ndryshuar, me Barcelonën e cila kryeson në kuotën 63% ndërsa ndjek Reali dhe Atletiko me 18%. Favorizimi i lartë i Barcelonës vjen dhe nga kalendari i lehtë që kanë katalanasit deri në fund të kampionatit.