Është momenti i vaksinimit dhe mbrojtjes shëndetësore të atyre që edhe gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme nuk u ndalën me përkushtimin për të edukuar dhe mësuar fëmijët tanë. Në pikën e vaksinimit në Qendrën Sportive “A1 Arena” tashmë tre ditë me rradhë po zhvillohet vaksinimi i mësimdhënësve të shkollave fillore, edukatoreve dhe përkëdhelëseve të kopshteve për fëmijë të Çairit.
Deri më tani janë vaksinuar:
91 mësimdhënës/e dhe
58 edukatore dhe përkëdhelëse.
Qasja masive drejt vaksinimit dëshmon përgjegjësi të lartë shoqërore nga ana e veprimtarëve të arsimit. Ky proces i imunizimit do të vazhdojë edhe më tej duke garantuar mbarëvajtjen më të sigurtë dhe normale të procesit edukativo-arsimor.