Konfiskohet marihuanë në vlerë prej 800.000 eurove, kryeshefi nga Prilepi ka qenë “pastrues”

Ishin ndjekur për disa muaj, kurse dje MPB-ja në bashkëpunim me Shërbimin amerikan anti-drogë, arriti të kapë një narko-vargan.

“Në aksin rrugor Prilep-Rosoman afër fshatit Raec, është ndaluar një Audi A8 me targa të Shkupit në të cilin ishin të denoncuarit K.S. dhe M.Z. Menjëherë pas kësaj, është ndaluar edhe një automjet tjetër “Daçia daster” me targa të Shkupit, i cili ishte drejtuar nga personi A.U, kurse bashkë-udhëtari ishte G.K. Pas tyre vinte edhe një “furgon”, në të cilin kishte sasi të madhe të drogës të paketuar në 40 kuti kartoni në të cilat kishte 400 pako polietileni me drogë”, deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Gjithsej 200 kilogram në vlerë prej 800.000 eurove. Janë kryer kontrolle në dy fabrika për prodhim të kanabisit mjekësor në Prilep dhe Manastir, të cilat, sipas MPB-së janë lidhur me të dyshuarin e dytë, Aleksandar Ushilikovskin. Siç mësojmë, marihuana është marrë pikërisht nga këto dy fabrika dhe duhej të kontrabandohej, pastaj të shitet në fshatin Radobil dhe të përfundojë në narko-tregun e Greqisë.

Është arrestuar edhe kryeshefi i Stacionit Policor të Prilepit, Kire Spirkovski, i cili ishte në makinën e parë të narko-varganit, e i cili ka qenë në rol të “pastruesit” që të mos zbulohet dërgesa.

Është arrestuar edhe një banor i Gjevgjelisë, i cili sipas policisë ishte organizator i grupit. Nga liria janë privuar edhe disa persona nga Manastiri, Kumanova dhe Strumica, kurse gjatë bastisjeve janë gjetur armë, municion dhe të holla të cilat vinin nga një aparat për tërheqje parash (ATM) i cili ishte vjedhur.

Të gjithë 6 personat janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *