Me iniciativën e atdhetarit, veprimtarit, humanistit respektivisht vëllezërve Ekrem dhe Qenan Sulejmani, varrezat e fshatit Konjare të Kumanovës për muajin e shenjtë të Ramazanit, do të kenë një pamje krejtësisht tjetër.Familja Sulejmani e cila ka jetëuar në këtë fshat para shumë vitesh, ndërsa tani jetojnë dhe veproën në Duzeldorf të Gjermanisë, asnjëherë nuk e harruan fshatin e tyre të lindjes, fshatin e pararendësve të tyre dhe sot me plot mall e kujtonë vendin ku ata kishin hedhur hapat e parë. Nuk thonë më kot se guri peshon në vend të vet dhe duke u nisur nga kjo ata kanë regulluar varret e këtij fshati që për shumë vite ishin lënë në harresë. Tashmë rrethimi është bërë dhe dyert dhe rrethojat prej metali janë në vendin e tyre. Në dyer do të ketë një pllakë ku do të shkruhen në tre gjuhë se kjo vepër e familjes Sulejmanit, bëhet që gjenerarat e reja të kenë një adresë se prej nga vijnë të parët e tyre. Familja Sulejmani për asnjë moment nuk e ka harruar vendlindjen e tyre ata me mjaft mall e kujtojnë këtë vend që dikur dukej shkretëtire I mbuluar nga bari dhe nga gurët. Por ja që sot këta gurë kanë peshën e vedlindjes, peshën e kujtimeve dhe të fëmijërisë, peshën e baballarëve që me mjaft mund janë munduar ta ruajnë traditën dhe gjuhën e bukur shqiptare. Gjithçka nis këtu në këtë vend, në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe, raporton info7.mk
Malli për vendlindjen tek ne nuk mund të shuhet asnjëherë dhe e pakta që mundnim të bënim në këtë kohë ishte ky aksion. Vepra e familjes Sulejmani, është vlerësuar shumë, ngase një aksion i tillë për varrezat e fshatit ishte e domosdoshme, dhe një kujdes i tyre ndaj vendlindjes, por edhe ndaj atyre që nuk janë më në mesin tonë. Duke i mirëmbajtur dhe duke u kujdesur për varrezat e të parëve nderojmë të kaluarën dhe dashurinë që ndiejmë për ato troje kudo gjendemi në çdo anë të globit. Sa do pak tani do ta ndjejmë veten më të çliruar dhe sikur malli do na zbutet për vendlindjen. Ai ka edhe shumë fjalë miradije për Mulla Enver Zeqiri, i cili ka ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për të nisur aksionin. Ky fshat që është vetëm 5 kilometra larg Kumanovës për shumë kohë ishte lënë në harresë, por tani me punën fisnike që po bën kjo familje do ti kthehet buzëqeshja edhe fshatit Konjar, dikur një fshat I Duke i mirëmbajtur dhe duke u kujdesur për varrezat e të parëve nderojmë të kaluarën dhe dashurinë që ndiejmë për ato troje kudo gjendemi në çdo anë të globit. Sa do pak tani do ta ndjejmë veten më të çliruar dhe sikur malli do na zbutet për vendlindjen. Kjo familje fisnike, atdhedashurie, kombëtare e patriotike është shquar edhe në shumë aksione të tjera për të ndihmuar qytetarët.