Kompania Comodita Home ndihmon qytetarët në nevojë të komunës së Çairit, ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, kryetari I kësaj komune Visar Ganiu. Mes tjerash ai ka shkruar “ Është për tu përshëndetur dhe meriton mirënjohje gatishmëria humanitare e atyre që shtrijnë dorën e ndihmës ndaj qytetarëve tanë në nevojë, veçanërisht në këtë periudhë të përballjes me pasojat negative socio-ekonomike që po i shkakton pandemia e virusit Covid 19”.
Më tej Ganiu, ka pohuar se “Kësaj radhe ishte kompania e mirënjohur Comodita Home ajo që për rastet e rënda sociale dhuroi 30 dyshekë, me të cilët së bashku menaxhuam procesin e shpërndarjes së kësaj ndihme të rëndësishme humanitare. Shpreha falënderimin tim për gjestin human të kompanisë! Të qëndrojmë bashkë në këto momente të vështira gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar aty ku ka nevojë shkruan në rrjetin social në Facebook, kryetari I komunës së Çairit Visar Ganiu me rastin e pranimit të ndihmave nga Comodita Home për familjet në nevojë.