Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, regjistrohuni

Regjistrimi i popullsisë është operacion i rregullt statistikor në Maqedoninë e Veriut, me të cilin, në intervale të rregullta kohore (zakonisht në çdo 10 vjet) bëhet regjistrimi zyrtar i popullsisë së vendit. Këtë herë, ai po zhvillohet për herë të parë edhe jashtë vendit, pas dy dekadash tensionesh etnike në këtë republikë, dhe sërish është prolonguar për shtator për shkak të pandemisë.

Nga 1 marsi 2021 ka filluar regjistrimi i  qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që janë pjesë e diasporës. Pra, qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të regjistrohen si popullsi jorezidente e shtetit. Ky proces jashtë vendit do të zgjasë deri shtator 2021. Ndërkohë, thirrjet drejtuar shqiptarëve të mërgatës vazhdojnë nga të gjitha anët e botës, nga të gjithë liderët në Kosovë, Shqipëri e gjetiu, në Evropë e Amerikë. Përfundimisht duhet të dihet sa është numri real i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut… Tanimë nga blloku maqedonas vijnë sinjale se nuk është më fjala për një operacion të thjeshtë statistikor, por politik. Mobilizimi i mërgatës bie në përgjegjësinë kombëtare të secilit, nëpër shoqata, klube dhe xhami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *