Policia arreston shtatë persona në Pejë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar shtatë persona për rastin “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në rrugën “Beqir Idrizi” Pejë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor Pejë. “Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt. Po ashtu, Të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje (gjoba, tiketa) bazuar në ligjin NR.07/L-006”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *