Komuna e Çairit intenzivisht është duke punuar në hapjen e vendpakringjeve të reja, një premtim ky që po realizohet falë angazhimit të kryetarit të komunës Visar Ganiu. Pas hapjes së dy parkingjeve vetëm brenda një jave tashmë në përfundim është edhe një parking tjetër. Në një postim në rrjetin social kryetari Visat Ganiu ka shkruar se “Po punojmë që çdo vendparkim i ri që po e krijojmë të jetë i ndriçuar dhe më i sigurtë për lëvizje!
Pamje nga intervenimet e shërbimeve komunale për mirëmbajtjen e ndriçimit publik të cilat po realizohen në lokacionet e vendparkingjeve të reja në rrugët e lagjes Çair i Vjetër.