Coronavirusi në Maqedoni përfshin edhe moshën më të re, spitalet po mbushen

Në spitalin “8 shtatori” për shkak të komplikimeve nga coronavirusi ndodhet 29 vjeçarja e cila është pacientja më e re. Ajo është në gjendje të rëndë shëndetësor dhe për momentin ndodhet në kujdes intensiv.

Mjekët shqetësohen nga vdekshmëria e madhe nga ky lloj i coronavirusi i cili sulmon edhe moshën më të re. Ata shtojnë se trysnia është rritur më pak për 150 kontrolle në ditë në ambulancat infektive, ndërsa shtretër të lirë nuk ka.

Virusi është shumë i shpërndarë dhe ne kemi dy lloje të njerëzve. Disa që menjëherë kërkojnë ndihmë dhe të tjerët që nuk besojnë në virus dhe vijnë në spitale me gjendje të rëndë shëndetësore, dhe për fat të keq nuk arrijmë t’i shpëtojmë”, tha udhëheqësja e Infektive në spitalin “8 shtatori”.

Mjekimi në këtë spital zgjatë deri në tre javë ndërsa të rastet më të rënda shkojnë deri në një muaj.

“Personeli është i stërlodhur, dhe punojmë vazhdimisht. Ju bëj thirrje mjekëve anë të mos i dërgojnë ata me simptoma të lehta për të pasur hapësira ata që kanë gjendjen më të rëndë”, tha Duganova.

Ndryshe, në Maqedoni për momentin në spital për shkak të COVID-19 ka 1.724 pacientë dhe mbi 22 mijë raste aktive.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *