Poeti Xhabir Ahmeti ka shkruar një letër mjaft prekëse, dedikuar djalit të tij, aktorit të njohur Luran Ahmeti.
LETRA E TIJ E PLOTË
PËR KUJTIM PËR DJALIN TIM TË MIRË, LURANIN
Biri im, fjalët e mia pas teje nuk kanë peshë, s’i përfill më Muza, sepse ajo vinte pas buzëqeshjes tënde, jo pas fjalëve të mia. Ti ishe burimi i dashurisë së kësaj shtëpie, ishe një gejzer dashurie për popullin, ti ishe ai që artin e kuptoje si rendin më të lartë të mundshëm, ti i paloje argumentet se dashuria edhe e vërteta janë çelësat të cilët do ta sjellin madhështinë midis nesh, midis këtij populli të p ë r ç a r ë. Ti ishe një burim i pashtershëm i ideve fisnike; brenda teje gufonin ëndrrat më sub lime për ta bërë kulturën tonë të njohur në botë përmes artit teatror dhe përmes filmit.
Me net e net të tëra, me vite, rrije para ekranit duke hulumtuar thellësitë e filmit dhe të teatrit. I mblidhje përvojat më të mira të këtij arti që një ditë të shpë rthejë talenti yt dhe me kreativitet të rrallë t’i zbulojë gjërat e zgjedhura që i posedojmë si popull, raritetet e veçantitë. Ti nuk i doje mesazhet në art, por origjinalitetin e ngrehinës artistike. Ti besoje se një ditë do të vijë dita jote të derdhësh dritën lëbyr ëse të fo rcës tënde krijuese mbi popullin tonë të për vu ajtur. Sepse, thoshe, e vërteta që është me mua i përballon të gjitha pen gesat.
Ti na doje neve, prindërve tu, nënën që mbi supet e veta e mban dhe mbjen e paparë, mua që kam nisur t’i kërkoj fja lët me qi ri sepse m’i ka gll abëruar te rri që të nd au nga ne, e doje motrën Linda që thur va je për ty, e doje Edlirën tënde dhe Arbën e vogël, shpirtin e babit që kënaqej kur luante me ty. Na doje të gjithëve aq shumë sa s’përshkruhet. Na ruajte një vjet nga vir usi vr astar, e ne ja ku jemi të th yer, të dë rmuar, pa ty që e sak rifikove rininë tënde për ne. Nuk na leje të dalim thuajse askund. Nuk ka siguri, nuk ka ga ranci, nuk ka mbr ojtje nga kjo e keqe që e ka vënë përpara botën, na e tërhiqje vër ejtjen. Na thoshe: unë jam i ri e për balloj. Juve të pestëve ju kam gjithçka. Duke u kujdesur kështu për ne, e fl ijove veten, biri im. O biri im!
Biri im, Ti na ike si një zog këngëtar prej duarve dhe ne tash e shohim se s’ishe zogu, por në fakt kemi mbetur pa shtyllën kryesore të shtëpisë. Ti ishe krenaria jonë. Ti ishe dashuria jonë. Ti ishe gëzimi ynë. Shpatullat tua e mbanin këtë shtëpi.
Mos u hi dhëro me mua që po bel bëzoj kështu, sepse nuk janë me mua, me babin tënd, përcaktorët e vlerave, por kanë mbetur vetëm zëri e duart që më dri dhen dhe lo tët që më shkojnë rr ëke, mos u hidhëro që nëna jote e për lo tur pret gjithë natën të vish e ta hapësh derën e të shkosh e ta puthësh që të shtrihet e të pushojë e qetë se e ka djalin në ngrohtësinë familjare, mos u shq etëso kur Edlira ta përmend aq shpesh me pikëllim emrin, sepse ajo nuk do të të har rojë kurrë, mos ia zë për të madhe motrës tënde Lindës që shpesh shpë rthen në v aj, sepse është dashuria e motrës që ashtu di të shprehet, mos u pi këllo kur bija jote, Arba jote, nuci i vogël, bukuroshja e vogël e babit, vazhdimisht të thërret e të kërkon ndër yje.
Mos biri babit, se ti je me ne, je në zemrat tona, në kuj timet tona më të mira, Aty je Lurani i babit dhe aty do të të mbajmë si lule sa të jetë jeta.
E di Luran, se ka vl uar Maqedonia, Kosova Shqipëria dhe Turqia kur morën vesh se ti kishe marrë një udhë të cilën e pata planifikuar për vete e që ti të qëndroje te koka ime. Me mijëra e mijëra njerëz më shkruajnë mua, biri im, për ty artistin e dashur e të preferuar dhe më ngu shëllojnë për ty në vend se tash ti të merrje dhjetëra letra ngu shëllimi për mua.
Mos të ha rroj të të tregoj se Arba mbledh lule dhe i vendos te dera e hyrjes së ndërtesës e më thotë: do të vijë babi natën do t’i marrë, sepse ai më sheh nga yjet.
Nuk e di se çfarë ka në atë kokën e bukur të Arbës gjashtëvjeçare, por e di se ajo do të rritet me krenari se është bija jote, nuci i babit, bukuroshja e babit, ajo qysh tash të ka shkruar letra që rrallë kush mund t’i shkruajë aq bukur e thotë: “Babi, unë nuk kam njohur babë më të mirë në jetën time”.
Sa shumë të duam, biri im i mirë, biri im i dashur.