Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit rom, në kultivimin e vlerave të pamohueshme të identitetit tuaj kombëtar keni gjithmonë mbështetjen e madhe të Komunës së Çairit dhe të vendit ku jetoni ka shkruar Ganiu ne rrjetin social Facebook duke uruar komunitetin rom me rastin e Ditës Boterore të tyre. Bashkëjetesa mes traditave dhe veçorive kulturore të popujve tanë është vlera më e madhe shoqërore që garanton hapërimin tonë të fuqishëm në rrugën e përparimit! Ju priftë e mbara në të gjitha sferat e jetës ka shkruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.