Kishin teste PCR të rrejshme, policia e Bosnje e Hercegovinës kapi katër shtetas të Maqedonisë

Nëpunësit e policisë kufitare të Bosnjë e Hercegovinës në vendkalimin kufitar Raçë me Serbinë gjatë kontrollit të rregullt në të shtetasve të huaj për hyrje në vend i kanë zbuluar pesë PCR teste të falsifikuara për koronavirus, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në kumtesën e policisë kufitare të BeH-së thuhet se PCR testet e rrejshme janë zbuluar dje tek katër shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas kinez, për çka është informuar edhe prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë.

“Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se është kryer vepër penale falsifikim i dokumenteve”, prokurori i Prokurorisë Publike të Qarkut në Bjelinë u informua për ngjarjet, dhe me urdhër të prokurorisë lëndët u janë dorëzuar nëpunësve të policisë kufitare të Raçës.

Gjatë periudhës së kaluar, nga shtatori 2020 deri më 31 mars 2021, policët e policisë kufitare të BeH-së i zbuluan më shumë se 80-të PCR teste të falsifikuara të koronavirusit.

Më së shumti teste të falsifikuara sipas policisë kufitare të BeH-së kanë pasur qytetarët e Turqisë, Kinës, Maqedonisë së Veriut, Gjermanisë dhe Sllovenisë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *