Para disa muajve policia financiare hyri në ambientet e Ministrisë së Kulturës, me arsyetimin se në këtë institucion ka pasur keqpërdorime gjatë kohës kur udhëhiqte Alternativa.
Siç mëson ekskluzivisht Tetovasot, sipas burimeve brenda Ministrisë së Kulturës, pritet të zbulohen financime të dyshimta të shoqatave të caktuara që nuk kanë pasur të bëjnë me kulturën.
Më tej siç mësohet, pista e hetimit do të jetë edhe tek angazhimi i personave partiak pa pervojë në institucion dhe hetimi i tenderave dhe keqperdorimeve të ndryshme, sidomos në periudhen para fushatës zgjedhore.
Siç mësohet, revizioni në këtë institucion ka përfunduar dhe se shumë shpejt pritet të dalin skandalet./TetovaSot