Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika në “Facebook” shkruan se “gjatë ditës së djeshme pati një artikull në një nga portalet për përdorimin e fjalës evidentim në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika e që kishte futur në kontekstin e debatit të fundit të hapur lidhur me atë se diaspora evidentohet apo regjistrohet”.
Sipas tij, teksti i publikuar në ueb-faqe nënkupton evidencë ditore të personave të regjistruar në bazë të aplikacionit për vetregjistrim.
“Por, me qëllim për t’a evituar kontekstin eventual të debatit që është hapur lidhur me atë nëse diaspora regjistrohet apo evidentohet, për t’a mënjanuar edhe shkasin më të vogël që mund të keqpërdoret për qëllime të ndryshme dhe për të mos ushqyer frustracione të disa individëve, politikanëve, grupeve të caktuara të interesit, e ndryshuam tekstin”, shkruan Selami.
Ai shton se me këtë tekst janë adaptuar edhe tekstet e përkthyera në gjuhën shqipe dhe angleze.