Nuhiu: Uron romët me rastin e Ditës Botërore të Romëve

Pjestarëve të bashkësisë rome ju urojmë Ditën Botërore të Romëve! ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook, zevendesministri i drejtësisë Agim Nuhiu. Arritje e veçantë në drejtim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të bashkëqytetarëve tanë rom është fakti se në vitin 2020-të, Ministria e Drejtësisë mbështeti miratimin e Ligjit për personat e paregjistruar në Librin amë të të lindurve. Me këtë u krijua një mundësi për zgjidhjen e problemit të më shumë se 700 romëve, të cilët për shumë vite kishin qasje të kufizuar në arsimim, shëndetësi dhe kujdes social, për shkak mos posedimit të asnjë dokumenti për identifikim. # Lista e personave që duhet të regjistrohen dorëzohet në zyrat rajonale dhe organizatat civile dhe ata do të ndihmojnë qytetarët duke plotësuar formularët. Më lejoni t’Ju informoj se afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për regjistrim shtesë në Librin e posaçëm amë të të lindurve skadon më 30.06.2021, dhe deri atëherë çdo person që nuk ka dokumente, ftohet të vijë në sportelet e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë. Sipas statistikave të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë pranë Ministrisë së Drejtësisë, shkruan ai, deri më tani 205 persona kanë aplikuar për regjistrim shtesë në Librin e posaçëm amë të të lindurve. Deri më tani, procedura ka përfunduar për 72 persona dhe ata kanë marrë certifikatën e lindjes nga Libri i posaçëm amë i të lindurve. Me vet marrjen e Certifikatës së lindjes, këtyre qytetarëve u është lëshuar edhe letërnjoftim dhe po të njëjtit fitojnë mundësinë të realizojnë edhe të drejtat e tjera, siç janë mbrojtja shëndetësore dhe sociale, si dhe e drejta për arsimim ka shkruar ai ne rrjetion social Facebook..

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *