Dita Botërore e Shëndetit është simbolikë e ndërgjegjësimit shëndetësor që festohet për çdo vit më 7 prill, nën patronazhin e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), si dhe organizatave të tjera të ndërlidhura ka shkruar ne rrjetin social drejtori i Fondit Shëndetësor, Faton Ahmeti. Më lejoni që të shpreh konsideratën time të thellë dhe uroj nga zemra Ditën Botërore të Shëndetit gjithë mantelbardhëve që me përkushtim dhe profesionalizëm i kryejnë shërbimet shëndetësore. Sot kur e gjithë bota vuan nga Pandemia Covid-19, kjo ditë na përkujton se Shëndeti është pasuria më e madhe që kemi.Uroj që të jeni shëndetplotë dhe gjithmonë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër Covid-19, ka shkruar ne rrjetin social Facebook, drejtori i Fondit Shëndetësor, Faton Ahmeti.