Fulhami që militon në Ligën Premier, ka prezantuar mesfushorin shqiptar, Adrion Pajaziti, i cili nga skuadra U-18 ka nënshkruar kontratë profesionale dhe do të luajë për Fulhamin U-23.
Pajaziti është nga Kosova, ndërsa në Angli familja e tij ka shkuar gjatë luftës.Ai ka folur për stilin e tij të lojës dhe ku e sheh vetën në të ardhmen.“Si lojtar, më pëlqen të futem në top dhe nuk kam frikë ta marr topin në asnjë pozicion. Pasimi im është një nga pjesët më të forta të mia, por më pëlqen edhe të krijoj shanse për ekipin, kështu që asistimet dhe krijimi i rasteve është një fushë tjetër e imja e fortë”, ka thënë Pajaziti për ueb faqen e klubit..