Rritet interesimi për tu vaksinuar kundër virusit korona në Tetovë. Për tre ditë radhazi, janë vaksinuar rreth 200 persona ndërsa pritet të vaksinohen edhe rreth 600 të tjerë, thonë nga Shtëpia e Shëndetit në Tetovë. Sipas mjekëve asnjë prej personave të vaksinuar nuk ka pasur efekte të padëshirueshme pas vaksinimit.
Interesimi tek pacientët është i madh, deri më tani kemi vaksinuar diku 180-200 pacientë. Për sot deri tani kemi vaksinuar 30 – 40 pacientë. Prej ditës së premte kur kemi nis vaksinimin deri më tani nuk ka pasur ndonjë person që ka shfaq ndonjë simptomë negative”, tha Hirijet Mehazi, mjek.
Të moshuarit, mbi 77 vjeç të cilët u imunizuan apeluan për vaksinim, me qëllim mbrojtjen e shëndetit.
“Duhet të merret vaksina për të mirën e popullit, ta heqim qafe këtë virus më se na ka lodhur, shumë kanë vdekur kjo është punë e keqe. Duhet secili të marrë vaksinën”.
“Shpresoj do e marr, duhet të na ndihmoj shteti, se mirë është kjo, pleqërinë më të lehtë ta kemi”.