Sonte sfida e para të çerekfinales, derbi në Madrid

Sonte do të zhvillohen dy super përballje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Derbi më i ‘zjarrtë’ do jetë mes Real Madridit dhe Liverpulit, derisa Mançester Siti e pret Borusia Dortmundin. Real Madrid synon të bëjë befasinë këtë edicion duke provuar të fitojë Ligën e Kampionëve, ngase siç dihet nuk shihej si favorit dhe është nënvlerësuar në disa situata.Kurse, Liverpuli kërkon ‘hakmarrjen’ e para dy viteve dhe gjithashtu duan trofeun me prestigjiozë në vend për të siguruar pjesëmarrjen edhe edicionin tjetër, ngase nuk dihet nëse do mbesin në top katër. Nga ana tjetër, Mançester Siti nuk do ta këtë aq të lehtë ndaj Borusia Dortmundit. Të dy takimet nisin në ora 21:00.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *