Shaqiri: RMV me ngritje prej 20 vendesh sipas Indeksit nacional për siguri kibernetike

Sipas indeksit nacional për siguri kibernetike të cilin e shpall Akademia estoneze për e-qeverisje, Republika e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit shënon një ngjitje të dukshme prej 20 vendesh.

Ky indeks e mat nivelin e sigurisë kibernetike në secilin shtet, gatishmërinë për luftë ndaj sulmeve dhe krimeve kibernetike dhe identifikon politikat kryesore në të cilat duhet vepruar për përmirësim të gjendjes. Ndjekja dhe matja e vendeve bëhet në bazë të këtyre indikatorëve: zhvillim i politikave për siguri kibernetike, analizë dhe informim për kërcënimet kibernetike, arsimim dhe zhvillim profesional, kontribut ndaj sigurisë kibernetike globale; mbrojtje e vazhdueshme e shërbimeve digjitale, mbrojtje të shërbimeve bazë, e-identifikim dhe shërbime të besueshme, ruajtje e të dhënave personale; përgjigje ndaj incidenteve kibernetike, menaxhim me krizat kibernetike, lufta kundër krimit kibernetik, operacione kibernetike lufte.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *