Nuhiu: Maqedonia e Veriut pjesë e projekteve të Bashkimit Evropian

: Programet financiare të BE-së përshinë vendin tonë, Avokati i Popullit, Ziberi vëzhgues në AEDTH 

Zëvendësministri i Drejtësisë, z.Agim Nuhiu gjatë pjesëmarrjes në një mbledhje on-line me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në vend u shprehë se Maqedonia e Veriut gatë këtij viti e presin detyra të mëdha duke qenë pjesë e projekteve të rëndësishme.

“Siç u bë e ditur Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në ciklin e ri të programeve dhe agjencive të Bashkimit Evropian  në kuadrin financiar 2021-2027. Ndërkaq, Avokati i Popullit z.Naser Zyberi emërohet vëzhgues në Agjencinë Evropiane për të Drejtat Themelore,” theksoi Nuhiu

Agjencinë Evropiane për të Drejtat Themelore, monitoron statusin e vlerave Evropiane, të tilla si liria, barazia dhe të drejtat e njeriut. Në trajtimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, Agjencia kryen kërkime dhe u bën rekomandime institucioneve të BE-së për të drejtat e njeriut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *