Skandali i radhës i Facebook

“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.

“Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat.

Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës. Kjo nuk është hera e parë që një numër i madh të dhënash personale të përdoruesve të Facebook gjenden të ekspozuara në internet.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *