Pavlevska: Virusi është jashtë çdo kontrolli, respektoni masat

Elena Pavlevska, mjekja e cila punon me pacientët e infektuar me COVID-19, thotë se virusi është jashtë çdo kontrolli dhe nuk zgjedh moshë.

Në një postim në Facebook, ajo kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat, të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjejnë mundësi për t’u vaksinuar.

“Ndjej përgjegjësi morale dhe profesionale t’ju drejtohem dhe t’ju tregoj si është puna e personelit mjekësor në kovid-qendrat në këtë periudhë – ju lutemi të gjithë zotrave të mos vdesin pacientët. Bëjmë gjithçka, japim shumë nga vetja – thjesht virusi është jashtë çdo kontrolli dhe nuk zgjedh moshë”.

“Qëndroni në shtëpi, mbani maskë dhe shikoni të vaksinoheni disi. Të gjithë jemi kategori në rrezik. Ju shikoni numrat në rrjetet sociale, ne i shohim personat dhe familjet që qajnë, të atyre numrave. Dhe nuk ka person mjaftueshëm të fuqishëm për t’u ballafaquar me të gjithë këtë”, shkruan Pavlevska.

Ndryhe, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë numri i personave të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në të gjithë vendin është mbi 1700, si dhe ka edhe rreth 220 shtretër spitalor të lirë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *