Kriminel nga Turqia, për të cilin mediat e atjeshme thonë se është udhëheqës i mafiasë, më 18 janar të këtij viti është arrestuar në Shkup për shkak të akomodimit jo të rregulluar. Nëpunësit policor e kanë arrestuar në një hotel të vogël në Petrovec. Duke pasur parasysh se ka poseduar dokumente kosovare, është dëbuar nga shteti. Por katër ditë më vonë, thuhet se Sedat Peker ka qenë në stacionin policor në Draçevë ku është fotografuar dhe ka parashtruar kërkesë për letërnjoftim të Maqedonisë. Dokumentet për të cilat pohohen se i ka dorëzuar “agjent” i ka publikuar VMRO-DPMNE. Duke u thirrur në informacionet e dorëzuara nga “agjenti” nga partia opozitare thonë se Sedat Peker më 21 janar të vitit 2021 ka parashtruar kërkesë për letërnjoftim me identitet të vjedhur të personit Xhadin Amedovski,
Por sipas VMRO-DPMNE, Sedat Peker nuk është krimineli i vetëm Ballkanik i cili ka dokumente të Maqedonisë.
Siç thonë ata, pasaportë maqedonase ka pasur edhe Jovan Vukotiq, narko-bos i njohur ballkanik, i cili në vitin 2018 është arrestuar në Turqinë pas fletarrestimit të Interpolit i lëshuar me kërkesë të Greqisë. Si provë për këtë është prezantuar edhe transkript nga gjykimi dhe ekspertiza e dokumenteve të Vukotiq-it në gjykimin në Beograd, ku ishte ekstraduar pasi ishte arrestuar. Pasaportën maqedonase gjoja e ka marrë në 2017 me emrin Georgi Andonov. Në pyetjen e prokurorëve, ai ka thënë se nuk ka pasur mundësi që ta falsifikojë pasaportën dhe se pasaporta e tij është origjinale dhe se në të gjendet fotografia e tij. I pyetur nga zëvendësi i prokurorit publik nëse i akuzuari mundet të tregojë se kush është personi Georgi Andonov, i akuzuari Vukotiq ka deklaruar:
“Ai person nuk ekziston, të paktën unë mendoj se nuk ekziston. Nëse ekziston ky person, unë nuk do të mundesha të kaloj asnjë vendkalim kufitar. Edhe njëherë të theksoj se bëhet fjalë për pasaportë të rregullt” thuhet në transkript nga gjykimi i Vukotiqit në Beograd.
Opozitarja VMRO-DPMNE, nga ku thonë se dokumentet i dorëzojnë “agjentë”, pohojnë se këta persona nuk janë kriminelët e vetëm që kanë arritur të marrin dokumente maqedonase.
Në lidhje me të gjitha këto e pyetëm edhe MPB-në, por ende po presim përgjigje.