Ekskluzive: TeamBlink intervistë për Info7.mk

BlinkTeam është ekipi i parë Shqipëtarë që merr pjesë në lojëra Kompetetive në Botë dhe janë ekipi i 56 më i mirë në Botë.Për më shumë në vazhdim keni intervistën Eksluzive të Menaxherit,Trajnerit dhe Kapitenit të eSports Blink.

Holger ‘ImmorteL’ Cara

Team BLINK CEO/MANAGER

Info7.mk: Si erdhi deri te ideja e krijimit të ekipit Blink?

Holger ‘ImmorteL’ Cara:  Ekipi BLINK ka afersisht 2 vjet qe eshte krijuar dhe roli im i pare ne kete ekip ka qene si lojtar. Idea ka qene gjithmone e pranishme midis shokesh te cilet luanim ne gaming center dhe me vone u be e mundur nga founderi i BLINK. Perse jo, dhe Shqiperia te kishte nje organizate profesionale e cila do bente te degjohej emri yne dhe ne bote dhe ky ishte vetem fillimi.

Info7.mk: Ju si Menaxher i ekipit qfarë mendoni për performancat e fundit të ekipit? 

Holger ‘ImmorteL’ Cara: Ekipi i tanishem ka vetem dy muaj qe eshte krijuar me ardhjen e sinnopsyy-t dhe juanflatroo-s dhe ka qene nje periudhe e ngarkuar per ne si nga ana e praktikes gjithashtu dhe me ndeshje zyrtare dhe jam i kenaqur qe kemi arritur ti bejme balle kesaj ngarkese pasi tregojme qe e kemi mundesine per te konkuruar me ekipet top.

Info7.mk: E dimë që kohës së fundit keni ndeshje të rëndesishme a mund të na tregoni diqka më shumë reth këtyre ndeshjeve ?

Holger ‘ImmorteL’ Cara: Pasi fillimi yne ishte shume impenjativ sikur e permenda me larte, tani po perpiqemi te ndajme prioritetet tona dhe per momentin kualifikimi per ne ESEA PREMIER eshte targeti une kryesor. Per momentin jemi ne top 4 te ketij eventi dhe ndeshja jone e rradhes eshte me date 07.04 me ekipin danez LyngbyVikings.

Info7.mk: Ju si Menaxher ku e shihni ekipin në të ardhmen?

Holger ‘ImmorteL’ Cara: Duke u fokusuar ne permiresimin individual dhe ate te ekipit, pra duke punuar dhe duke kerkuar gjithmone me shume te vetja dhe te shoku mendoj qe zhvillimi i ekipit do te jete i pamohueshem dhe e ardhmja do jete e ndritur per ne ku target momental kemi top30.

Info7.mk:  Dhe pyetja e fundit dhe më e rëndësishmja, a do të konkuroj Blink në Tournamente të mëdha Botërore ?

Holger ‘ImmorteL’ Cara:  Patjeter, sic e kam permendur ne fillim ky ekip do ishte zeri, endrra dhe krenaria e shqiptareve ne bote. Disa nga kampionatet e medha qe ne deshirojme te marrim pjese dhe po punojme jane kampionate te tilla si Dreamhack, ESL dhe me e aferta IEM ku dhe do te marrim pjese ne kualifikimet ne date 08.04.

Holger ‘ImmorteL’ Cara: Ne fund doja tu beja thirrje te gjithe shqiptareve te na mbeshtesnin pasi ata na japin force qe ekipi te vazhdoj perpara dhe te tregojme kudo qe bashkimi eshte nje pike e forte e jona. Dhe ata jane pjese e ketij ekipit. Lets go ekipaguri 💪🏻

Info7.mk:   Ju Faleminderit që pranuat të ishit pjesë e kësaj interviste

eksluzive për Info7.mk

Holger ‘ImmorteL’ Cara:  Ju faleminderit edhe juve për ftesën.

Kujtim ‘gulito’ Durmishi

IGL i ekipit BLINK

Info7.mk: Ju si Kapiten (igl) i Ekipit cilin lojtar do ta vlersonit prej të tjerëve ?

Kujtim ‘gulito’ Durmishi: Asnjërin lojtar nuk mund ta vlerësoj më shumë se tjetrin, secili në rolin e vet është shumë i fortë dhe konstant.

Info7.mk:  Cili është Map-I juaj i preferuar ?

Kujtim ‘gulito’ Durmishi:  Momentalisht nuk kemi ndonje map te preferuar saktsisht, po prej ma te preferuarve eshte Vertigo dhe Inferno.

Info7.mk:  Sa here në ditë bëni praktikë në Map-in tuaj të preferuar ?

Kujtim ‘gulito’ Durmishi:  Së paku një her në ditë, më shumë fokusohemi në mapat që nuk jemi të përgaditur mjaftueshëm.

Info7.mk: A ju përmbahen lojtarët gjithmonë taktikave tuaja ?

Kujtim ‘gulito’ Durmishi:  Shumicën e kohës po, përndryshe kur nuk i përmbahen arsyja është që nuk kemi pasur mundësi praktike të mjaftueshme për me ju përmbajt taktikave , për arsye të shumë lojrave Official , Events dhe Qualifiers

Info7.mk: Dhe pyetja e fundit  na tregoni Qfarë synimi keni ju dhe ekipi ?

Kujtim ‘gulito’ Durmishi: Synimi jone i ekipit momentalisht eshte vetem ESEA Premier dhe Top30 World ranking, per ne nje te ardhme te afert besoj qe turnirat si te llojit , DreamHack , ESL , IEM qe me daten 8 Prill kemi qualifier eshte njeri prej synimeve momentale.

Info7.mk: Ju Faleminderit që ishit pjesë e intervistës eksluzive për Info7.mk

Kujtim ‘gulito’ Durmishi: Ju Faleminderit edhe juve për ftesën

Klesti ‘stikle-‘ Kola

Team BLINK Coach

Info7.mk:  Si është historia e krijimit tuaj si ekip ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola: Krijimi i ekipit të TeamBLINK daton diku para 2 vitesh dhe është histori shumë e gjatë. Ideja ka qenë gjithmonë për të krijuar një ekip profesional shqiptar që të konkurrojë në skenën ndërkombëtare dhe ta vendosnim flamurin shqipëtar në skenën e CS:GO dhe të shkruanim histori.

Info7.mk: Na thuaj se si shkon një ditë me skuadrën tuaj ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola: Në një ekip aspekti më i rëndësishëm është praktika dhe kualiteti i saj dhe aty futet roli im si trajner. Një ditë normale praktike fillon duke shpejguar “Goals” ose synimin që kemi për të rregulluar gabimet ose duke futur taktika të reja që ti përdorim në kampionatet e ardhshem. Orari fillon duke bërë 1 deri në 2 orë duke i treguar lojtarëve strategji të reja , gabimet , setups dhe si të reagojmë në situata të ndryshme ose ndryshe “protokollet”. Për 3 orë të tjera vazhdojmë praktikën kundër ekipeve të tjera ku provojmë taktikat e reja dhe gjërat që mësojme në praktikë. Pastaj kemi 1 orë  pushim gjatë praktikës dhe e mbyllim ditën me një Teamtalk ku bisedojmë  gjërat që shkuan mirë , gabimet dhe çfarë mund të rregullojmë.

Info7.mk: Nai tregoni disa prej taktikave që ju i përdorni zakonisht ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola:  Taktikat specifike nuk mund ti tregoj por mund të shpjegoj këtë. Taktikat që përdorim varen dhe nga ekipet kundërshtare , kur ekipi kundershtarë është agresiv , taktikat më të mira janë “Defaults” , kur nje ekip është pasiv atë herë mund të përdorim “Fakes”. Kur ekipi është “Eco” përdorim ANTI-ECO strats dhe kështu me rradhë. Cdo lëvizje që bëhet nga lojtarët është e diskutuar dhe provuar në praktikë dhe secili e din çfarë roli dhe çfarë duhet të bëjë në çfarëdo taktike ose setup që përdorim.

Info7.mk: Cila është skuadra më e madhe kompetetive që ju frymëzon ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola:  Çdo skuadër që është në Top10 janë skuadra që mund të të japin frymëzim në mënyrën se si e luajnë lojën me strategjitë e tyre por ekipi im favorit eshte Astralis sepse mënyra se si ata përdorin “Utilities” dhe teamplay i atyre është gjithmonë një shkallë më lartë nga ekipet e tjera. Këto aspekete synojmë dhe neve me ekipin tonë.

Info7.mk: A kane bashkpunim çunat ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola:  Të gjithë si ekip kemi një synim të përbashkët dhe për ta arritur atë bashkëpunimi dhe komunikimi jane 2 aspektet më kryesore. Bashkëpunimi në mënyrën që secili jep kontributin e tijë si në praktikë,në lojë, jashta loje  dhe komunikimi i cili është elementi kyç në një skuadër që ajo të përparojë.

Info7.mk: dhe pyetja e fundit Na tregoni si ndihen ju si coach i ekipit ?

Klesti ‘stikle-‘ Kola:  Të jesh Coach vjen me shumë përgjegjësi. Duhesh të ndërtosh lojën e ekipit , të jesh katalizator për  lojtarët e ekipit, të rregullosh gabimet , të ndjekësh kundërshtarët gjithë kohës për ti bërë “Anti-stratting”,etj. Edhe pse është shumë e lodhshme për ti menagjuar të gjitha këto por  kur e bën diçka me pasion çdo gjë duket më e lehtë.

Info7.mk: Ju Faleminderit që ishit pjesë e intervistës me Info7.mk

Klesti ‘stikle-‘ Kola: Ju faleminderit edhe juve për ftesën.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *