Kosovë: Seanca për presidentin pritet të mbahet në ora 18:00, deputetët e VV-së mblidhen në Prishtinë

Deputetëve të Lëzivjes Vetëvendosje i është bërë thirrje që të mblidhen në Prishtinë për seancën e zgjedhjes së presidentit që pritet të mbahet pasditen e sotme.

Këtë në kushte anonimiteti për klankosova.tv e konfirmoi një deputet i kësaj partie.

Ky deputet i Vetëvendosjes tha se për shkak se ende nuk ka asgjë zyrtare nuk mund ta konfirmojë, veçse shtoi se nga partia janë thirrë që të jenë të gjithë në Prishtinë.

Kujtojmë se Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në ora 14:30 me nënkryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare.

Klan Kosova jozytarisht mëson se seanca për zgjedhjen e presidentit pritet të mbahet në orën 18:00.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *