Pas numrit rekord të djeshëm të vdekjeve dhe shtrimeve në spital, nga Kovid 19, Ministri i Shëndetësisë, Venko Vilipçe, thotë se spitalet janë të mbingarkuara me pacientë si kurrë më parë. Por, ai thotë se çdo pacient do ta marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, dhe secili që ka nevojë për hospitalizim, i është siguruar krevat spitalor.,
Mund të them se për të gjithë pacientët, kolegët bëjnë gjithçka … Ka me të vërtetë pacientë në forma shumë të rënda, ata trajtohen sipas standardeve, por fatkeqësisht, edhe sot kemi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë. Pavarësisht nga masat e marra, për fat të keq, te disa pacientë trajtimi nuk ka efekt. Ka pacientë me një pasqyrë klinike dhe manifestim, që vërtet disa nga kolegët, veçanërisht ekspertët në fushën e pulmonologjisë dhe mjekësisë infektive nuk i kanë parë deri më tani. Manifestimi te mushkëritë, manifestimi te gjaku, thjesht nuk ka përgjigje ndaj terapisë – tha Venko Filpçe, Ministër i Shëndetësisë.
Vaksinimi masiv i shumëpritur fillon të hënën. Në “A1 Arena, Qenra Sportive Boris Trajkovski” do të vaksinohen punonjës të policisë dhe ushtrisë, gazetarë, shërbime të Qytetit të Shkupit dhe të tjerë, d.m.th. ata që kanë shumë kontakte për shkak të natyrës së profesionit. Ata do ta marrin vaksinën ruse, që Serbia ia dhuroi vendit. Administrata e angazhuar dhe punëtorët shëndetësorë në palestër do të punojnë në dy ndërrime çdo ditë.