Zaev siguron: Regjistrohet edhe diaspora

Kryeministri Zoran Zaev është sqaruar në lidhje me situatën që është krijuar pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë, se “diaspora evidentohet, nuk regjistrohet”.

Zaev ka siguruar se regjistrohen të gjithë, përfshirë edhe diasporën.

“Ajo çfarë po ndodh, është regjistrim i tërë popullsisë, rezidente dhe jo rezidente”, siguron Zaevi, transmeton TV21.

Ka vlerësuar, se nuk mundet që diaspora të na duhet për vota dhe para, ndërkaq të mos regjistrohet.

“Nuk është në rregull që diaspora të na duhet kur duhet të na votojë, të na sjellë para, kurse të mos na duhet kur duhet ta regjistrojmë, kur i ndihmon familjet. Diaspora është populli ynë, sot është jashtë, nesër mund të jetë këtu. Mund të ndodh që nesër, ndokush nga ne të dalë jashtë. Ai është populli ynë. Ne e regjistrojmë tërë popullsinë, pa dallim a është në shtëpi, apo jashtë”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai ka siguruar, se të dhënat që dalin nga regjistrimi i diasporës, do të shfrytëzohen për të sjellë vendime, se “ku duhen çerdhe, ku duhen shkolla, sa është nevoja e kapaciteteve industriale”.

Ndaj deklaratës së Mickoskit, kanë reguar edhe partitë shqiptare në Vend. Të gjithë kanë cituar ligjin dhe kanë sqaruar, se “diaspora nuk evidentohet, por regjistrohet”./TV21

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *