Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë Venko FIlipçe këtë mëngjes me helikopter kanë shkuar deri në Prilep ku do të kryejnë inspektimet në punët ndërtimore në spitalin modular.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet kryeministri në pyetje të gazetarëve se në Prilep ka ardhur me helikopter së bashku me ministrin e shëndetësisë.
Informacionin së pari e ka publikuar deputeti i VMRO-së, Petar Ristevski, ndërsa ka reaguar edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, nga Prilepi, Ane Llashkoska.
“Ju nuk po e dini se ku po shkoni! Sot në Prilep kanë arritur as më pak e as më shumë me helikopter! Në qytetin ku ka më tepër vdekje si pasojë e kovid-19, në qytetin që falë juve është qytet i vdekur”, ka shkruar Llashkoska, përcjell SHENJA.