Treni doli nga shinat brenda një tuneli në Tajvan,34 persona ndërruan jetë

Të paktën 34 persona humbën jetën dhe 72 mbetën të bllokuar në Tajvan, pasi një tren që po transportonte rreth 350 pasagjerë doli nga shinat brenda një tuneli.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qendra Operative e Emergjencës Qendrore në Tajvan, tha se ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi për të hyrë në katër karroca brenda tunelit, të cilat janë “dëmtuar rëndë”.

Treni po udhëtonte nga kryeqyteti Taipei në qytetin e Taitung.

Në bord raportohet të kenë qenë edhe disa turistë, shumë prej të cilëve po festonin festivalin tradicional “Pastrimi i Varreve”.

Treni besohet të ketë dalë nga shinat rreth orës 09:00 (ora lokale). Raportimet e medieve lokale thonë se aksidenti ndodhi në momentin kur një automjet mirëmbajtje doli në rrugën e tij.

Fotografitë e ndara gjerësisht online, treguan njerëz në karroca të paprekura duke ecur përgjatë shinave të trenave me sendet e tyre.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *